Celebrities Gossip Showbiz

“Nuk do u kisha dhënë vëmendje disave”, për kë nga banorët e “Big Brother VIP” e ka Fifi?

Një nga banoret e shtëpisë, Fifi ka qenë shumë e diskutuar për shkak të reagimeve të saj ndaj situatave të ndryshme, që për hir të së vërtetës është diskutuar nga konkurrentët e tjerë dhe publiku jashtë si sëmundje mendore. Bukuroshja gjithashtu është përfolur shumë edhe për afrimitetin e saj me ish- banorin e shtëpisë, Granitin që nuk përfundoi ashtu siç pritej.

Mirëpo, tani ata kanë treguar se janë miq të mirë dhe Fifi vazhdon jetën e saj e qetë dhe e lumtur. Edhe pse një eksperiencë si “Big Brother VIP” nuk mund të harrohet lehtësisht nga ndjekësit e saj. Në një ‘Ask’ të bërë së fundmi, Fifi nuk mund të shpëtonte pa u pyetur se çfarë do të bënte ndryshe po të kishte mundësi të rikthehej dhe një herë në shtëpi dhe këngëtarja nuk ka ngurruar të hedhë një ‘thumb’ për disa nga banorët brenda shtëpisë.

Mbase nuk do u kisha dhënë vëmendje disave dhe do merresha me veten më shumë… por edhe nëse përgatitesh në çdo aspekt si emocionalisht si strategjikisht me tipin që kam unë besoj njejtë do kisha bërë çdo gjë! Pastaj mos të harrojmë, kujdes ju lutem me helmin që lëshoni mbi njerëzit. Nuk është normale të shpërndajmë kaq shumë negativitet dhe unë që jam jashtë dhe e përfshirë akoma në lojë ndihem keq nga komentet e juaja për çdo njeri në atë shtëpi.

Ndërkohë, kujtojmë se ditën e nesërme, Iliri, Einxheli ose DJ DAGZ do të lë shtëpinë e “Big Brother VIP” duke humbur kështu garën për çmimin e madh. Tre banorët u nominuan nga pjesa tjetër e shtëpisë si më të votuarit.