Celebrities Gossip Showbiz

“Nuk do ulem pranë saj…”, për cilën banore e kanë Elvisi dhe Lorenci?

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Lorenci dhe Elvisi biseduan mëngjesin e sotëm për lojën e Oltës deri në këtë pikë. Sipas Lorencit ajo e ka marrë shumë seriozisht lojën dhe po tregon një anë negative duke u foksuar aq shumë aty. Ai i tha Elvisit se në prime-n e nesërm, nuk do ulet më pranë Oltës, sepse sipas tij, i transmeton energji negative. Ai u shpreh se nuk po gjykon personalitetin e saj dhe as mënyrën se si mund të jetë në jetë jashtë shtëpisë së Big Brother, por brenda po luan keq.

Ditën e sotme Dea ka kërkuar falje publike për një çështje të ndodhur para disa muajsh, ku postuar një video në Instagram teksa ka pyetur se si fëmijët jetim vizatojnë shtëpinë e tyre. Për një periudhë kjo video u bë virale dhe të gjithë kanë reaguar kundra saj. Për atë video Dea ka kërkuar falje edhe më parë dhe ka vendosur ta bëjë përsëri brenda shtëpisë përpara banorëve dhe të gjithë publikut, ku është shprehur se nuk ka pasur atë qëllim.