Botë e Çuditshme

“Nuk duam dhurata, mjafton të paguajnë ushqimin e tyre…”/Nusja organizon dasmën më të çuditshme!

Ekzistojnë edhe nuse të cilat u kërkojnë të ftuarve në dasmë të paguajnë për ushqimin që do të konsumojnë, në vend që t’i blejnë dhuratë. Po po, mirë e lexuat. Një grua nga Brisbane, nënë e dy fëmijëve shprehet se ka në plan të kursejë disa para në ditën e saj të rëndësishme dhe shton se as ajo dhe as partneri i saj nuk janë të interesuar për dhurata.

Ajo e ‘hodhi’ çështjen për diskutim në një forum në rrjetet sociale, por përgjigjet që mori ishin të ndara në dy mendime kryesore. Shumë njerëz e akuzuan për sjellje të papërshtatshme në një ditë të bukur si dasma, ndërkohë që të tjerë e konsideruan këtë ide të pranueshme dhe një mënyrë të zgjuar për të kursyer. Një prej opinioneve të shprehura në Facebook ishte:

Nëse fton njerëz nga larg dhe ata vijnë, duhet t’i ushqesh. Ata madje nuk duhet të japin as dhuratë pasi fluturimi, hoteli për të qenë pranë teje janë shumë shpenzime për të nderuar ditën tënde.

Një tjetër pranoi:

Po, mendoj se vaktet janë padyshim një gjë për të cilën nuk kërkohet nga të ftuarit të paguajnë.

Shumë njerëz u shprehën se nuk shohin asnjë problem te kjo ide.