Music Selected By

Nuk duhet humbur kurrësesi muzika më e mirë në “Selected By” nga Dj Vini sonte në 20:00!

Dj Vini është një nga Dj rezidentë të Top Albania Radio-s, ndër ata që kanë më shumë vite që punojnë në familjen e madhe të kësaj radio dhe ndër ata që punën e bën me shumë pasion. Një prej Deejay më të kërkuar në Tiranë, në clubet më në zë dhe jo vetëm. Jo vetëm kaq, tashmë Vini është dhe regjisori i “Wake Up” këtë sezon të ri.

Sot, “Selected by”  programi muzikor që nuk duhet ta humbisni do jetë nga vetë ai. Në 120 minuta, nga ora 20:00-22:00 do të dëgjoni disa nga hitet më të fundit gërshetuar me ato më të mirat të muzikës progressive house, përzgjedhur nga Deejay. Të gjithë adhuruesit e muzikës, pavarësisht rrymës, ky program është për ju duke ju përçuar vetëm energji pozitive për ta nisur ditën e nesërme me “vibe”-in e duhur. Siç e keni zbuluar edhe më parë në Top Albania Radio, “Selected By” është një program i veçantë sjellë ekskluzivisht me çdo bllok muzikor të transmetuar në këtë emision është përzgjedhur e punuar me kujdes dhe dashuri nga artistët tanë.

Tani keni mundësinë që ta dëgjoni dhe ta keni me vete kudo Top Albania Radio, si është e mundur do të thoni? Mjafton që në telefonin tuaj të shkarkoni aplikacionin “Top Albania Radio & Podcasts”.