Bota Botë e Çuditshme

“Nuk duhet të kishte lindur kurrë”, vajza fiton padinë ndaj doktorit të së ëmës!

Fitoi miliona dollarë  dëmshpërblim në Britani.  Kalorësja profesioniste paditi doktorin e nënës së saj duke pretenduar se “nuk duhet të kishte lindur kurrë”

Evie Toombes nisi padinë e rrallë për “ngjizje të gabuar” kundër doktorit të familjes pasi vuan nga sëmundja e lindur e “spina bifida”, dhe nganjëherë duhet të qëndrojë 24 orë në ditë e lidhur me tuba.

Pretendimi i  20-vjeçares për “ngjizje të gabuar” solli në gjyq Dr. Philip Mitchell për dështimin e tij në rekomandimin e mjekimeve për nënën e saj para shtatzanisë, të disa suplementeve që do të kishin ndryshuar shëndetin e mëpasshëm të bebes.

Vajza pretendon se nëse doktori do t’i  kishte rekomanduar  nënës së saj Caroline, të merrte suplementin acid folik për të minimizuar rrezikun e sindromes ‘spina bifida’ te bebja, atëherë gruaja nuk do të kishte ngjizur bebe.

Dhe kjo do të thotë se Evie nuk do të kishte lindur kurrë.

Në verdiktin unik të gjykatës së lartë muajin e kaluar në Londër, gjykatësja Rosalind Coe mbështeti pretendimet e Evie dhe urdhëroi një dëmshpërblim masiv për të.

Avokati i saj tha se shuma e dëmshpërblimit për Evie ende nuk është llogaritur  por do të duhet të mbulojë shpenzimet e shumta shëndetësore të gjithë jetës së saj.

Ndërkohë Evie ka arritur të krijojë një karrierë kalërimi duke konkuruar si ndaj sportistëve me paaftësi dhe ndaj atyre plotësisht të aftë.

Padia e saj për “ngjizje të gabuar” vjen me argumentimin se “ka lindur në gjendje të dëmtuar,” tha avokatja e saj Susan Rodway në gjykatë.

Gjykatësja vendosi se ishte kompetenca e Mitchell dhe jo e vetë Caroline, për marrjen e acidit folik para se të mbetej shtatzënë.

Dhe nëse do të ishte rekomanduar kjo, gruaja do të kishte shtyrë shtatzaninë ose do të kishte lindur një bebe tërësisht të shëndetshme.

Në gjykatë u tha se 50-vjeçarja Caroline — edhe ajo kalorëse e zellshme — kishte shkuar te doktori Mitchell në klinikën e tij për të diskutuar planet për të pasur një fëmijë të parë në vitin  2001.

Ky ishte një vendim i vështirë pasi ajo vetë kishte humbur prindërit e vet kur ishte e re,” tha avokatja Rodway.

Çifti kishin shmangur shtatzaninë deri sa të merrnin këshillimin e duhur mjekësor”.

Por megjithse çështja e suplementit ishte diskutuar në takim, Caroline thotë se Mitchell nuk i foli për rëndësinë e parandalimit të ‘spina bifida’.

Evie takohet me Princ William dhe Meghan Markle

Doktori i tha vetëm të tentonte lirisht të mbetej shtatzënë.

“Ai më tha se nuk është e nevojshme, më këshilloi të ruaja një dietë të mirë ushqimi por jo suplementin,” tha gruaja.

Rodway pretendon se nëse Caroline do të ishte këshilluar si duhet nga Mitchell, ajo nuk do të kishte mbetur shtataënë aq shpejt sa ndodhi.

Evie më pas u diagnostikua me lipomylomeningocoele (LMM), një formë defekti neural i shtyllës kurrizore që çon në paaftësi të përhershme.

Lëvizshmëria e saj është  “shumë e kufizuar” dhe teksa rritet në moshë do të përdorë gjithnjë e më shumë karrigen me rrota.

Çështja do të rikthehet në gjyaktë për të vendosur masën e dëmshpërblimit për Evie, në rast se dy palët nuk bien dakord jashtë gjykatës.

Evie në faqen e saj të internetit përshkruan moton e jetës: “Gjej një mënyrë, jo një justifikim.”

Ajo konkuron në sfilatat me kuaj dhe ndërgjegjëson të rinjtë për sëmundjen e saj.