Design Fashion Lifestyle

Nuk duhet të mungojnë në valixhen tuaj të pushimeve, por ja si të kujdeseni për bizhuteritë në plazh!

Para se të merrni aksesorët tuaj më të çmuar me vete në pushime, mund të dëshironi të mendoni edhe njëherë për bizhuteritë tuaja të preferuara. Një studim i fundit zbuloi se 25 % e njerëzve humbën një pjesë të bizhuterive të tyre gjatë pushimeve ose udhëtimeve.

Ky mund të jetë një fillim shkatërrues, veçanërisht nëse ka vlerë sentimentale për ju. Megjithatë, ka disa mënyra për t’i mbrojtur edhe nëse i mbani me vete. Ka disa gjëra për t’u pasur në mendje, që kanë të bëjnë me dëmin që mund t’u shkaktohet bizhuterive nga kremi i diellit, klori dhe deti.

Sigurohuni që kremi i diellit të përthithet plotësisht në lëkurën tuaj përpara se të vendosni bizhuteri. Dhe kur bëhet fjalë për notin, dihet se klori dëmton dhe zbardh metalet e çmuara, duke i bërë të dobët. Argjendi i pastër mund të fillojë të njolloset gjithashtu kur është në kontakt me klorin.

Të notosh në det është gjithashtu larg ideales, pasi uji i kripur mund të gërryejë stolitë tuaja, gjë që mund të çojë në dobësim. Një tjetër ndodhi shumë bezdisëse është kur hapni valixhen tuaj dhe gjeni të gjitha varëset dhe byzylykët tuaj të ngatërruar.

Fatmirësisht udhëtarët kanë ndarë këshillat e tyre kryesore se si të shmangin këtë. Disa thonë se mënyra më e mirë për të shmangur këtë është të përdorni kuti pilulash për të vendosur bizhuteritë tuaja nëmënyrë që të shmangni ngatërrimin e tyre.

Fustane të holla, bluza me barkun jashtë, sandale… moda e viteve 1990 ka kaluar nga një trend i pasarelave të modës në një element kryesor të garderobës këtë verë. Ringjallja vazhdon në duart e bizhuterive bashkëkohore, të cilët po servirin stile nostalgjike që shkëlqejnë me diamante dhe gurë të çmuar. Zbuloni dizajnet që po rikthehen në modë këtë vit… Ndërsa, për të gjitha vajzat që janë të apasionuara pas të bukurës në këtë link do t’ju njohim me llogaritë në Instagram të cilat kanë bizhuteritë më “IN” të momentit.