Celebrities Gossip Showbiz

“Nuk e di kush je, por…”, Dojna Mema reagon ndaj komentit të ndjekëses së saj në foton me Nolan Sol!

Moderatorja e njohur Dojna Mema dhe partneti i saj, këngëtari Vlashent Sata u bënë prindër të një djali pak javë më parë. Nolan Sol e ndryshoi jetën e çiftit përgjithmonë. Dojna është mjaft aktive në Instagram duke postuar pjesë nga përditshmëria, e tashmë edhe me vogëlushin që i ka ‘ndriçuar’ jetën.

Ditën e sotme Dojna ka reaguar në rrjete sociale, duke mbështetur komentin që një prej ndjekëseve i kishte bërë në një prej fotove me djalin e saj, Nolan Sol. Komenti kishte të bënte me ushqyerjen me gji të fëmijës dhe moderatorja duket se ka rënë shumë dakord me të, pasi ka vendosur ta publikoj në Instastory, duke bërë një reagim të gjatë lidhur me këtë çështje.

Nuk e di kush je, por më pëlqeu shumë ky koment. Stop i bëtë presion nënave se me çfarë ushqejnë fëmijët. Ka nëna që japin vetëm gji, ka të tjera që japin vetëm formulë, ka mama që i kombinojnë, ka nga ato që shtrydhin ditë e natë se bebi i tyre s’ua merr nga gjiri, nga ato që shtrydhin se duhet të shkojnë në punë apo të flenë dy orë gjumë më tepër. Ama secila prej tyre po bën maksimumin dhe është më e mira në sytë e fëmijës së saj. Kaq.

Së fundmi Dojna ka postuar një foto shumë të ëmbël dhe të veçantë të familjes së saj, ku shfaqet ajo, partneri i saj i zemrës, Vashenti dhe djali i tyre, Nolan Sol. Në foto duket çifti, i cili është duke i dhuruar një puthje në buzë njëri-tjetrit dhe djali i tyre, i cili është në krahët e Dojnës dhe mund të themi se është një nga fotot më të bukura që moderatotja ka publikuar deri më tani