Celebrities Gossip Showbiz

Nuk e dimë çfarë mendoni ju, por postimet e fundit të Melisës na tregojnë se është ndarë nga Andi!

Melisa dhe Andi janë një ndër çiftet më të përfolura të momentit që pas daljes së tyre nga “Për’puthen’. Pasi bën publike lidhjen e tyre, dyshja postonin vazhdimisht njëri-tjetrin në rrjete sociale. Jo vetëm kaq, por dedikimet e tyre të dashurisë ishin vërtet shumë romantike. Megjithatë, lidhja e tyre duket të ketë përfunduar, pasi postimet e fundit të Melisës janë shumë të dyshimta.

Në dy Instastory të publikuara nga ish-konkurrentja e “Për’puthen”, ajo shkruan:

Unë jam shumë e mirë për ty dhe për këdo. Para se t’ja nisni të gjithë, dijeni s’dua pyetje! Ju vu pika muhabetit!

Mendoni se mbaroi me kaq? Jo, Andi dhe Melisa nuk ndiqen më në Instagram me njëri-tjetrin dhe madje, kjo e fundit ka fshirë disa postime ku shfaqeshin të dy bashkë.

Rikujtojmë se, Melisa dhe Andi përfliteshin prej kohësh për një lidhje mes tyre, derisa vendosën ta bëjnë vetë publike në këngën e Melisës, ku Andi ishte modeli në videoklipin e saj dhe çifti u shfaq duke u puthur.