Botë e Çuditshme Health & Beauty

Nuk e dimë cila është arsyeja e dobësimit të Kim Jong Un, ama dimë se sa kilogramë ka humbur!

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un i ka habitur të gjithë me dukjet e tij të fundit. Ai duket se ka humbur goxha peshë, ku sipas raportimeve bëhet fjalë për plot 44 kilogramë minus. Diktatori u shfaq për të përshëndetur një turmë oficerësh ushtarakë dhe dallohej fare lehtë që dobësimi i tij, aq shumë sa edhe kostumi “Maos” i vinte pak i gjerë.

Disa kohë më parë disa media të huaja raportuan se Kim Jong-un mund të jetë duke vuajtur nga një problem shëndetësor, duke ju referuar për këtë humbjes në peshë që lideri i Koresë së Veriut, ka pësuar kohët e fundit.

Ndërkaq, nëse ju ka shpëtuar si detaj, së fundmi, Kim Jong-un ka urdhëruar zyrtarët e ushtrisë që të heqin stilet e flokëve dhe muzikën që ai nuk pëlqen e cila përdoret mes adoleshentëve të vendit. Diktatori ka deklaruar para zyrtarëve të Ligës së të Rinjve që të shikojnë me përparësi “fjalimet, stilet e flokëve dhe veshjet e të rinjve dhe të marrin shënime për çdo ndryshim psikologjik apo aktivitet jonormal”.

Sa i përket çështjeve politike, Kim Jong-un duket se tashmë është i gatshëm për konfrontimin me SHBA duke u zotuar të ndërtojë më shumë armë bërthamore, megjithë paralajmërimet e presidentit Joe Biden për të kundërtën. Lideri verior ka thënë se vendi duhet të jetë i gatshëm si për dialog ashtu dhe për konfrontim, sidomos me Amerikën, në mesazhin e tij të parë që prej ardhjes së Biden në zyrë.