Celebrities Gossip Showbiz

Nuk e dinim kaq romantik… Mc Kresha emocionon me veprimin në mes të koncertit për partneren e tij!

MC Kresha është një nga reperët më të dashur dhe më të talentuar për publikun, i cili prej vitesh tanimë mund të themi me plot gojë se numëron një pafundësi hitesh dhe këngësh të suksesshme që kanë revolucionarizuar hip-hopin në Shqipëri.

Rrallëherë e kemi dëgjuar reperin të flasë për jetën e tij private, por së fundmi me veprimin për bashkëshorten e tij na ka emocionuar me të vërtetë shumë. Teksa mesnata e ka gjetur në koncert, Kresha i ka kërkuar ndjekësve të tij të këndojnë këngën e ditëlindjes për Erzinën.

Të ftuar në ‘Më lër të flas’ në episodin e dytë të programit ishin Lyrical Son dhe Mc Kresha. Dyshja i kanë intervistat e tyre tepër të rralla, ndaj dhe interesi se çfarë mund të zbulojnë më tepër rreth jetës së tyre është tepër i madh.

Shoqëria e dyshes tanimë prej vitesh dihet se ka kaluar në stadin familjar, por të pyetur nga Donaldi dhe Romeo ata na treguan nëse janë konfliktuar ndonjëherë cila ka qenë arsyeja.

E teksa padyshim në një zhanër si hip-hop, gjuha eksplicite është e pashmangshme dhe kësaj nuk i ka ‘shpëtuar’ as dyshja, por tani që janë bërë prindër, ata na treguan se i kanë rralluar të tilla fjalë dhe se në këngë të këtij lloji përpiqen t’i sjellin pa videoklipe.