Celebrities Live From Tirana Sport

“Nuk e kisha ëndërr…”/Ekskluzivisht për TAR kampioni Xhavit Bajrami rrëfen gjithçka rreth profesionit të tij!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar në studio ish-kickboxeri shqiptaro-zviceran Xhavit Bajrami, 8 herë kampion bote në divizionin e peshave të rënda.

Si ka nisur e gjitha kjo eksperiencë për Xhavitin?

Është një përiudhë 20-vjeçare por nuk ka qenë kurrë ëndrra ime të ndjek këtë rrugë, ka qenë një moment që më ndryshoi rrugëtimin e jetës dhe ishte diçka që nuk doja ta humbisja. Kur takova trajnerin tim nga Japonia më shumë isha kurioz për Japoninë se sa për llojin e sportit.(qesh) Pastaj m’u afrua mundësia të shkoja andej dhe më shtyu ta bëja, isha kurioz për Japoninë. Japonia ka një traditë sa i përket llojeve të ndryshme të sporteve, ajo që e bën ndryshe këtë vend është kultura. Aty e frekuentojnë sportin që në moshë shumë të vogël. E mbështesin sportin jashtëmase shumë.

Si je ndierë kur ke marrë çmimin e parë?

Fitoret janë të mira dhe i gëzohet çdo njeri. Fitorja më e rëndësishme për mua ishte kur isha 23 vjeç në vitin 1999 në Japoni. Ishte një ndër sukseset që nuk harrohen kurrë. Brenda një mbrëmjeje janë 8 kampion dhe në fund del një fitues. Bëra emrin tim në atë moshë. Pasi ndodhi ngjarja të nesërmen ndryshoi gjithçka në jetën time. Krenohem padiskutim për këtë gjë. Trajneri im ishte personi që më mori me vete dhe ishte një rrugëtim i përbashkët. Ai ishte një njeri me zemër të madhe dhe punëtor. Më nxiti sepse nuk kisha farë asnjë lloj qëllimi të merresha me artet marciale. Ishte ndryshe, kur e takova në 1992 ishte kampion bote në karate. 

A përjetove ndonjë ‘shok’ kulturor kur shkove në Japoni?

Japonia ishte diçka që duhej parë nga afër, të jetosh në Tokio me 30 milion banorë. Aty edhe pse kishte aq shumë banor nuk ishte kaosi që është këtu sepse çdo gjë është në rregull nga ana infrastrukturore. E bukura e këtij sporti është se udhëton dhe kjo është një dhuratë. Në momentin e parë kur shkova në Tokio ishte diçka madhështore, një qytet që nuk flen kurrë dhe e kam shfrytëzuar maksimalisht falë sportit dhe mbështetjes që kishim. Ky rrugëtim më ka formuar dhe më ka bërë ky që jam sot. Është një sport që e sugjeroj edhe për fëmijët sepse ka vetëm të mira.