Celebrities Gossip Showbiz

“Nuk e mbështes martesën e tyre”, çfarë problemi ka Adam Levine me Blake Shelton dhe Gwen Stefani?

Adam Levine u shfaq në “Ellen DeGeneres Show” të enjten, ku ai dhe drejtuesja e emisionit Ellen DeGeneres diskutuan dasmën e ardhshme të miqve të tyre të përbashkët, Blake Shelton dhe Gwen Stefani. Gjithmonë i lumtur për të gjetur një mundësi për të ngacmuar Shelton, Levine i tha DeGeneres:

Unë nuk e mbështes martesën e tyre!

Kjo deklaratë vjen pasi atij iu bë pyetja nëse do të këndonte apo jo në dasmë. Duke shpjeguar arsyetimin e tij, solisti i “Maroon 5” i tha Ellen se Gwen Stefani është kaq e mrekullueshme sipas tij, ndërsa Blake Shelton jo. DeGeneres nga ana tjetër theksoi se:

Ai nuk është i këndshëm, por është shumë humorist dhe shumë i zgjuar.

Levine nuk ishte plotësisht dakord me këtë duke shtuar se:

Ai është paksa simpatik.

Levine dhe Shelton shpesh kalonin kohë me njëri-tjetrin gjatë kohës që ishin juristë në “The Voice”, dhe Levine pranoi se i ka munguar të bëjë batuta me Shelton. I pyetur nëse këtë gjë do të shkonte t’a bënte në dasmën e tyre, Levine u përgjigj me shaka:

Unë do të shkoj në dasmë dhe do ta kundërshtoj këtë martesë. Ndoshta nuk do të më ftojnë tani që po e them këtë në një emision të drejtpërdrejtë. Por unë do të jem atje me patjetër.

Duke vazhduar me shakanë, Ellen u ofrua të ishte shoqëruesja e tij për atë ditë në mënyrë që të mos humbiste asnjë ndodhi. E gjithë kjo situatë komike vjen pasi Levine së fundmi tha në “The Morning Mashup” të SiriusXM se çifti i famshëm nuk do mund të përballonin tarifat e tij. Ai gjithashtu konfirmoi se miqtë e tij ende nuk ja kanë kërkuar por ai do të dëshironte të performonte.

Unë sapo isha duke shkruar me ta. I dua ata kaq shumë. Është e habitshme që e përmende (të performuarit në dasmë) sepse para 10 minutash po u dërgoja mesazhe duke u thënë që më mungojnë dhe i dua shumë. Ata janë më të mirët! Edhe pse do të isha i nderuar nëse do të ma kërkonin mendoj se nuk do të ndodhë një gjë e tillë. Ata ndoshta do të marrin Luke Bryan ose ndonjë tjetër.

Stefani ndau në “Late Night” me Seth Meyers këtë muaj se do të dëshironte patjetër që Levine të këndonte në ditën e saj të madhe, megjithëse ajo vuri në dukje se pjesa tjetër e Maroon 5 duhet të qëndrojnë në shtëpi.

Ndihem sikur nuk do të kemi një bandë muzikore atë ditë. Mendoj se do të ndjekim vetëm një listë këngësh të zgjedhura. Do të jetë diçka shumë e thjeshtë.