Celebrities Gossip Showbiz

“Nuk e mendoja që do kisha një beb me…” Orinda Huta zbulon çudinë që i ndodhi kur pa vajzën

Orinda Huta dhe Turjan Hysko u bënë prindër të një vajze në 15 korrik të këtij viti. Lajmin e bukur e dha vetë Turi me anë të një Instastory ku tregoi krevatin e vajzës të mbuluar me kukulla dhe zbuloi emrin e veçantë që i kanë vendosur gjithashtu. Bebushja e tyre quhet Atara Hysko.

E Orinda herë pas here bën ‘biseda online’ me ndjekësit nëpërmet ‘Ask-eve’ në Instagram. Kështu ajo zbulon pak më shumë nga jeta e saj private dhe detaje që nuk i dimë. Pak më parë, me anë të disa Instastory-ve ku ka kthyer përgjigje për disa nga pyetjet e ndjekësve, ajo ka treguar se çfarë ndjesie pati kur pa Atarën për herë të parë dhe një ‘çudi’ që i ndodhi kur e pa.

Më shpërtheu zemra, falenderoja Zotin për këtë mrekulli dhe Atares i thash, ku i gjete këto flokë moj dashuri? Kurrë nuk mendoja që do kisha një bebe me flokë.

Megjithëse ka kaluar vetëm pak kohë nga lindja e vajzës duket se kjo gjë nuk ka ndikuar fare në trupin e Orindës i cili duket se është në super formë. Me anë të një video në Instastory prezantuesja veshur me një fund të shkurtër dhe ‘crop top’ ka mahnitur me linjat e saj.

E teksa mami Orinda ndan me ndjekësit e saj disa momente me vajzën, duket se ndjekësit nuk humbin rast për t’u treguar kritikë dhe kjo gjë e bezdis prezantuesen bukuroshe, ku jo pak herë reagon ndaj këtyre ndjekësve.

Së fundmi,  me anë të një Instastory Orinda dha një mesazh shumë të fuqishëm për nënat e reja duke kritikuar të gjithë ndjekësit që paragjykojnë nënat që nuk ushqejnë fëmijët me qumësht gjiri.