Health & Beauty Lifestyle

Nuk e paskemi ditur, vithet e mëdha mund të ndikojnë në jetëgjatësinë tonë!

Një mjek ka zbuluar se të pasmet e mëdha dhe kofshët e mbushura, ndikojnë në jetëgjatësinë tuaj. Dr. Karan Rajan tha se kërkimet e fundit zbuluan se yndyra e depozituar në këto zona mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe metabolike.

Rajan vendosi që t’i ndajë këto zbulime me të gjithë njerëzit që mund ta ndjekin apo gjejnë rastësisht atë në rrjetin social TikTok. Ai zbuloi se:

Yndyra gluteofemorale zakonisht shpërndahet në lëkurë. Në këtë zonë, ajo mund të veprojë si një sfungjer për të ruajtur acide yndyrore dhe gjithashtu mund të shërbejë si barrierë që yndyra të hyjë në organet e brendshme. Prandaj të pasmet dhe kofshët e mbushura mund të shpëtojnë jetë.

Sipas mjekut, yndyra në këto zona rregullon gjithashtu oreksin dhe peshën trupore. Për më tepër, largohen nga trupi acidet yndyrore. Hulumtimi i publikuar nga ekspertët në Kinë vitin e kaluar, zbuloi se pacientët që kishin një perimetër më të madh të kofshëve, kishin një rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës. Ata kishin edhe nivele më të ulëta të presionit të gjakut krahasuar me ata që kishin kofshë më të dobëta. Dr. Zhen Yang, autor i studimit tha:

Në dallim nga yndyra në stomak, yndyra e këmbëve mund të jetë e dobishme për metabolizmin. Arsyeja është se ka më shumë muskuj në kofshë dhe/ose yndyrë të depozituar nën lëkurë, e cila sekreton substanca të ndryshme të dobishme që ndihmojnë në mbajtjen e presionit të gjakut në një interval relativisht të qëndrueshëm.

Rikujtojmë se, me siguri disa persona e kanë bezdi motin e ftohtë bashkë me problemet shëndetësore që ai sjellë me vete. Kur flasim për probleme shëndetësore nuk e kemi fjalën vetëm te gripi apo rrufa. Së fundmi sipas një studimi, gratë me gjinj të mëdhenj mund të kenë më shumë se një justifikim për t’u sëmurur gjatë stinës së ftohtë.

Studimi zbuloi që gratë me gjinj të mëdhenj mbartin simptoma të ftohjes, kollës dhe gripit për një mesatare prej 8.3 ditësh krahasuar me vetëm 3.8 ditë për ato me bustin normal. Ato me gjinj më të mëdhenj ishin gjithashtu 56 herë më të prirura për të përdorur një seri antibiotikësh.