Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

Nuk e pati mundësinë brenda shtëpisë së BBV, Beati zbulon linjën e tij të jetës në radio!

Iftuar në “Pardon My French” sot ka qenë ish-banori i shtëpisë së BBV, Pirro Beati. Ai ka treguar gjithçka rreth eksperiencës së tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe ka dhënë më shumë detaje rreth profesionit të tij gjithashtu. Kur Beati hyri në shtëpi si banor i ri, Luizi, Olta, Armaldo dhe Kristi ndodheshin në burg për shkak të rregullit që kishin thyer. Fotografi tregoi se arriti të miqësohej shumë shpejt me banorët që nuk ishin në burg dhe pse më pas u miqësua më shumë me Luizin.

Përveç kësaj Beati arriti që në shtëpinë e Big Brother VIP të gjejë mënyrën e zgjuar për të vendosur orën dhe për të pasur edhe një sens orientimi rreth kohës, një gjë kjo që arriti të mbahej sekret mes Luizit dhe Nitës.

Në radio Beati nuk ngurroi të tregonte edhe linjën e tij duke qenë se brenda shtëpisë nuk mundi ta shfaqte dot.

Unë kam lindur në Tiranë, më 22 Korrik 1991, jam gaforre. Kam jetuar këtu deri në moshën 6 vjeç, pastaj kemi ikur në Itali familjarisht në Brescia afër Milanos. Kam bërë filloren aty deri në klasën e nëntë pastak jemi kthyer sepse gjyshërit e mi donin të jetonin këtu. U detyruam të ktheheshim bashkë me ta sepse nuk jetonin dot vetën. Vazhdova Liceun Artistik për Skulpturë, sepse mami është për pikturë ndërsa babai dhe dy vëllezërit për skulpturë. Jeta ime nuk ka pasur gjëra shumë dramatike. Kur erdha këtu u mërzita pak, sepse ndërtova të gjithë fëmijërinë dhe me gjuhën isha andej. Kur erdha këtu nuk e dija shumë mirë shqipen por u ambjentova shpejt. Edhe në klasë isha me flokë të gjatë  me veshje si andej. Shumë fëmijëri e bukur e qetë, luanin futboll tek lagjja.