Celebrities Gossip Showbiz

Nuk e prisnim! Ghetto Geasy zbulon bashkëpunimin e rradhës me producentin e njohur shqiptar

Ghetto Geasy publikoi ditën e sotme një fotografi ku shfaqej gjatë xhirimeve të një klipi dhe shtroi një pyetje për fansat se me kë mendonin se do të bashkëpunonte. Teksa fansat e reperit kanë hedhur mendimet e tyre në koment, reperi ka treguar më në fund emrin me të cilin do të bashkëpunojë.

Një duel i veçantë do të na vijë shumë shpejt nga Stine dhe Ghetto Geasy. Reperi, përveçse emrit të producentit ka zbuluar dhe titullin e këngës që është “Andiamo”. Dyshja nuk kanë treguar datën e publikimit, por paralajmëruan se kënga do të publikohet shumë shpejt.

Stine dhe Ghetto Geasy duket se do të sjellin një klip me një larmi ngjyrash, perfekte për sezonin veror dhe ne mezi presim ta dëgjojmë.

Ndërkohë kujtojmë se, kënga e fundit e reperit ishte në bashkëpunim me Majk dhe këngëtarin e njohur Ermal Fejzullahu, e cila u kritikua në fillim të lançimit të saj për mungesë origjinaliteti. Megjithatë, kënga është klikuar mbi 6 milion herë vetëm 1 muaj nga publikimi.