Lajmet e fundit

Nuk e shohim kurrë njësoj! Rina publikon një foto nga Turqia dhe duket totalisht ndryshe…

Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere është e njohur për marrëdhënien e saj me këngëtarin SinBoy. Tanimë, ata prej 3 vitesh bashkëjetojnë së bashku dhe janë një ndër çiftet më ‘cool’ të showbiz-it.

Rina e cila së fundmi ka ndërruar dhe zhanrin e këngëve që sjell për publikun duke lënë pass ‘diss-at’ e repereve ka nisur gjithashtu të provokojë shumë në rrjete sociale. E me të drejtë pasi këngëtarja ka linja trupore tepër të bukura për t’u ekspozuar.

Këngëtarja jo rrallëherë na surprizon duke u shfaqur në mënyra të ndryshme, por së fundmi na ka surprizuar me pamjen e saj. Pak kohë më parë Rina publikoi një karusel fotografish ku shfaqej me flokë të gjatë në ngjyrë bjonde dhe me të vërtetë dukej shumë bukur.

Megjithatë, duket se kaq zgjati kënaqësia e tyre pasi Rina ka vendosur të ndryshojë sërish. Pak më parë, teksa ka publikuar një foto nga Turqia, ku ndodhet për pushime me të dashurin e saj SinBoy, Rina ka zbuluar dhe modelin e saj të ri të flokëve. Një prerje shumë e shkurtër me një ngjyrë bjonde platin dhe veshja e saj e kanë bërë këngëtaren të duket si një ‘tomboy’ e vërtetë.

Rikujtojmë se, kënga më e fundit nga Rina është “Addiction” dhe ka vetëm 1 muaj që është publikuar dhe ka mbi 3 milion klikime.