Horoskopi Lifestyle

Nuk e themi ne por astrologët, për këto 2 shenja të zodiakut kjo fundjavë do të jetë një pikë kthese!

Sipas astrologëve kjo fundjavë do të jetë vendimtare për këto dy shenja të zodiakut. Çfarëdo vendimi që të marrin, do të ndikojë për pjesën tjetër të vitit kështu që kini kujdes.

Binjakët

Keni pushuar shumë dhe keni qenë në “zonën e rehatisë”, ndaj tani është koha e duhur për veprim. Sipas astrologëve, çfarëdo biznesi që të filloni këtë fundjavë, ka shumë mundësi që të përfundojë në mënyrë të favorshme për ju. Megjithatë, nëse vendosni të jeni pasivë, pasojat do t’i ndjeni në muajt në vijim. Mos u bëni dembelë sepse nuk do të gjeni periudhë kurrë më të favorshme se kjo.

Virgjëresha

Një fundjavë shumë sfiduese është përpara jush. Nëse tregoni durim dhe tolerancë këto ditë, do të shpërbleheni shumë, përndryshe karma dhe gjithçka që mendonit se ishte harruar mund t’ju “dënojë”. Këshillohet që të numëroni gjithmonë deri në dhjetë, sepse reagimet tuaja do të jenë vendimtare për gjithçka që do të vijë.

Sjellim në vëmendje se me 12 prill, filloi lidhja e Jupiterit dhe Neptunit, një fenomen i rrallë astrologjik që ndodh çdo 13 vjet, ndërsa këta dy planetë te Peshqit takohen pas më shumë se 150 vitesh. Ky është një fenomen shumë i rrallë në kuptimin astrologjik dhe për herë të fundit ka ndodhur më 17 mars 1856.

Kjo do të thotë se energjitë e këtyre planetëve do të bashkohen dhe do të bëjnë një ndryshim total në mënyrën e krijimit të realitetit dhe qëndrimit ndaj besimit, filozofisë së jetës, lidhjes me veten. Lirisht mund të themi se ky është aspekti planetar më i rëndësishëm për vitin 2022, që do të thotë se ndikimin e këtij aspekti e ndjejmë gjatë gjithë vitit.

Ndërkaq, ju mund të mos mendoni se preferencat e seksit janë të lidhura me shenjën tuaj të horoskopit, por gjithçka të çon përsëri në astrologji, apo jo? Çdo shenjë e zodiakut ka stilin e vet të seksit, duke çuar në lëvizje unike nga shenjat e yjeve.