Bota Film & Tv

Nuk është bërë kurrë më parë, “The Simpsons” vjen me surpriza!

“The Simpsons” duket se kanë dalë nga zona e tyre e komfortit dhe janë gati të eksplorojnë diçka të re të paprovuar më parë. Një episod plotësisht muzikor, pra një muzikal. Episodi titullohet “Ylli i prapaskenës” dhe do të debutojë më 26 shtator si premierë e sezonit 33. Ky do të jetë “episodi më muzikor që kemi bërë ndonjëherë,”-tha producenti ekzekutiv Matt Selman, siç raportohet nga “Entertainment Weekly”.

Do të jetë si një muzikal në Broadway i një episodi me të gjitha këngët origjinale.

 

Kristen Bell do të këndojë si Marge në episod. Sigurisht që Simpsons nuk është i huaj për pjesët muzikore. E kush mund ta harrojë këngën Monorail? Por kjo është hera e parë që i gjithë episodi do të jetë një muzikal. Episodi u shkrua nga Elisabeth Kiernan Averick, e cila më parë shkroi për Crazy Ex-Girlfriend me temë muzikore. Muzika në episod u shkrua nga Jack Dolgen, i cili gjithashtu punoi në Crazy Ex-Girlfriend.

Rikujtojmë se seriali amerikan “The Simpsons”, ‘goditi’ sërish me parashikimet e së ardhmes. I radhës është ai që tregon se miliarderi britanik Richard Branson do të udhëtonte në hapësirë. Episodi u transmetua shtatë vjet më parë! Më 11 korrik, miliarderi britanik me një ekuipazh prej pesë anëtarësh u ngrit nga New Mexico në hapësirë. Ky ishte fluturimi i parë i pasagjerëve për kompaninë e udhëtimeve hapësinore Virgin Galactic.