Celebrities Fashion Showbiz

Nuk është e thënë të kushtojë “një djall e gjysmë”, nëse është trend J.Lo e vesh!

Shumë persona e quajnë vjeshtën dhe dimrin “sezoni Ugg”, për arsyen e thjeshtë se është koha e vitit kur Ugg-sat vishen në të gjitha ditët pa shi. Por nuk është vetëm sezoni i këpucëve me push nga brenda (UGG) por gjithashtu edhe i xhaketave ose i këmishë-xhaketave! Një këmishë me kopsa, që funksionon si një xhaketë, pasi zakonisht është bërë nga një material më i rëndë, si leshi.

Diva e muzikës latine Jennifer Lopez sapo e katapultoi këtë trend në një nivel krejt tjetër. Ja si si e ka kombinuar ajo këtë këmishë të thjeshtë që po përdoret nga shumë njerëz në aplikacionin e Tik-Tok pasi kushton vetëm 27 dollarë. Mund t’ju duket e çuditshme që Jennifer është veshur kaq lirë, ama nëse diçka kthehet në trend as VIP-at nuk mund t’i rezistojnë tundimit për ta veshur.

Ju sjellim në vëmendje rastin e këngëtares Lana Del Rey e cila mbërriti në ‘Variety’s Hitmakers Awards’ me një fustan të shkurtër me lidhëse në ngjyrë jeshil, ndërsa sipër mbante një xhaketë të zezë të gjerë. Fansat në mediat sociale vunë re menjëherë se fustani i Del Rey ishte nga marka e njohur e modës së shpejtë Shein. Sipas faqes së internetit të markës, çmimi ishte rreth 18 dollarë.

Rikthehemi përsëri tek J.Lo. Artistja së fundmi ka publikuar videon e plotë për këngën e saj më të re, “On My Way”, e cila shfaqet në filmin e saj të ardhshëm, “Marry Me”. Lopez interpreton baladën e saj romantike në klipin tre minuta e gjysmë të drejtuar nga Santiago Salviche. Ajo e fillon videon duke qëndruar në një skenë të errët, por ndërsa sfondi ndriçohet ngadalë, Lopez ecën përpara për t’u ulur në një karrige të kuqe, ndërsa pas saj shfaqet një projeksion i një orkestre.