Lifestyle

Nuk është edhe aq keq të kesh një grua kontrolluese/Këtë e vërteton studimi!

Një studim i ri ka zbuluar se gratë që janë kontrolluese e bëjnë jetën e burrave më të shëndetshme. Studimet e mëparshme kanë treguar se partnerët mund të ndikojnë në shëndetin dhe jetëgjatësinë e njëri-tjetrit. “Bright Side” tregon pse gratë janë përgjegjëse për shëndetin e bashkëshortit të tyre.

Rezulton se kur burrat ndikohen nga gratë e tyre, kanë një rrezik më të ulët të vuajnë nga diabeti, sipas një studimi të udhëhequr nga një sociolog i Universitetit Shtetëror të Miçiganit. Edhe nëse kanë diabet, trajtimi i tij do të jetë më i suksesshëm për ta falë grave që kanë. Hui Liu, studiuesi kryesor, tha se kjo ndodh për shkak të faktit se disa gra monitorojnë vazhdimisht shëndetin e burrave të tyre, veçanërisht nëse burrat janë me shëndet të dobët ose kanë sëmundje si diabeti që kërkojnë monitorim të shpeshtë.

Sidoqoftë, burrat mund të ndihen të pakënaqur me gratë që u thonë se çfarë të bëjnë, gjë që mund ta konsiderojnë si “bezdisëse”. Hulumtimi, i cili analizoi rezultatet e sondazhit nga 1,228 të martuar, të moshës 57 deri në 85 vjeç, sfidon supozimin se një martesë e pakënaqur është e barabartë me shëndetin e keq dhe si rrjedhojë edhe me një jetë më të shkurtër. Një martesë e lumtur do të thotë një rrezik më i ulët për të qenë diabetik. Gratë mund të jenë më të ndjeshme se burrat ndaj cilësisë së një marrëdhënieje dhe kështu kanë më shumë gjasa të përjetojnë përmirësim të shëndetit nga një marrëdhënie e mirë, thonë studiuesit.

U vu re gjithashtu se kontrolli i tepërt mund të krijojë stres për bashkëshortët. Shumë studime kanë treguar se martesat e dështuara mund të jenë të këqija për trupin, zemrën dhe mendjen. Ndërkaq, ju rikujtojme se djemtë bien në dashuri më shpejt se vajzat. Tashmë ky fakt është provuar shkencërisht. Sipas shkencës bëhet fjalë për një karakteristikë gjenetike që i bën më të prirur djemtë/burrat për ndjenja, ndërkohë që gratë dhe vajzat kanë nevojë për një periudhë më të gjatë pjekurie.

Antropologia amerikane Helen Fischer mendon se meshkujt dashurohen më shpejt se femrat për shkak të një ndikimi të konsiderueshëm të shikimit, në sistemin sensorial. Praktikisht, kur një djalë shikon një vajzë dhe e konsideron tërheqëse, diçka ndodh. Ndjesitë e forta të shikimit dërgojnë stimuj në tru, që siç mendohet shkaktojnë ndjesinë e dashurisë.