Celebrities Gossip Showbiz

“Nuk është festa e Playboy….” Beniada Nishani ‘thumbon’ personazhet VIP për veshjen e Halloween!

Beniada Nishani ishte një nga finalistet e ‘BBV’ dhe një nga personazhet më të dashura për publikun. Pas mbarimit të kësaj eksperience ajo ka vazhduar karrierën e saj, por tani me një vëmendje më të madhe. Prej pak kohësh bukuroshja ka nisur jetesën në Tiranë, për të realizuar projekte te reja, jo tashmë në modeling, por edhe në moderim si bashkëprezantuese në “Procesi Sportiv”, pasi ajo dëshiron që të qëndrojë këtu dhe ta fillojë karrierën e saj edhe në vendin e saj.

Beniada shpesh jep mendimin e saj me anë të postimeve në rrjete sociale në lidhje me çështje të ndryshme dhe kështu ka ndodhur edhe ditën e sotme. Bukuroshja është shprehur e habitur dhe se nuk është dakord në lidhje me mënyrën se si është trajtuar Halloween këtë vit.

Dua të di për çfarë arsye është ngatërruar festa e halloween me festën e karnavaleve ose e playboy… është e festa e horrorit… e keni ngatërruar me një fest ku duhet të nxireni lakuriq… më duket çik e tepruar

Beniada shpesh poston foto nga përditshmëria e saj duke na treguar çdo ditë edhe më shumë rreth vetes së saj. Së fundmi me anë të një Instastory bukuroshja na ka treguar një nga ushqimet e saj të preferuara dhe është një ushqim tradicional shqiptar. Specat e mbushur janë një nga pjatat e preferuara të saj dhe Beni është shprehur se së shpejti do mesoj që ti gatuaj.