Celebrities Gossip Showbiz

Nuk është hera e parë që ua bën fansave gjakun “ujë”, Loredana përfundon në spital!

Ajo është padyshim një nga reperet më të përfolura e më të komentuara të momentit. E kemi fjalën për Loredanën e cila si papritur e pakuptuar së fundmi ka përfunduar në spital dhe këtë e ka bërë të ditur duke postuar një video në rrjetin e saj social Instagram nga spitali teksa po merrte serum. Reperja i ka lënë të gjithë ndjekësit të shqetësuar pasi nuk ka dhënë më shumë detaje se çfarë i ka ndodhur.

Pas kësaj fotoje, ajo ka vazhduar me postime të tjera si zakonisht ku shihet në gjendje të mirë dhe mes miqsh kështu që nuk besojmë se ka vend për panik. Këto ditë bukuroshja ndodhet në Zvicër ku siç duket edhe po punon pasi ka postuar foto nga studio muzikore.

Rikujtojmë se para më shumë se 1 muaji, Loredana dhe Don Xhoni publikuan këngën e tyre më të re, njëkohësisht dhe bashkëpunimi i parë mes tyre. “Gjuj për to” pritej deri diku të ishte një hit duke parë edhe këngët e mëparshme shumë të suksesshme të artistëve, por milionat që po shtohen dita ditës po e rezultojnë këngën një hit të vërtet.

Sa i përket marrëdhënies së saj me reperin Mozzik, pas ribashkimit, të dy artistët paralajmëruan albumin “No Rich Parents” që i lumturoi të gjithë ndjekësit e dyshes. Megjithatë, duket se përveç albumit, Mozzik dhe Loredana nuk mundi t’i bashkojë gjë tjetër, pasi ata u ndanë sërish. Drama Loredana-Mozzik vazhdon!