Celebrities Gossip Showbiz

Nuk është Nolan Sol as Vlashenti, por me kë e ka kaluar ditën e sotme Dojna Mema?

Moderatorja e njohur Dojna Mema dhe partneti i saj, këngëtari Vlashent Sata janë bënë prindër të një djali. Nolan Sol e ndryshoi jetën e çiftit përgjithmonë. Dojna është mjaft aktive në Instagram duke postuar pjesë nga përditshmëria, e tashmë edhe me vogëlushin që i ka ‘ndriçuar’ jetën.

Dojna shpesh poston foto dhe video nga përditshmëria e saj dhe e familjes së saj. E ditën e sotme, si një ditë e diel Dojna e ka kaluar me familjen e saj, ku dhe ka postuar një foto me motrën e saj më të vogël, Mikela e mund të themi që është e vetmja ditë që vogëlushi Nola Sol nuk ka marrë të gjithë vëmendjen.

E prej momentit që është bërë nënë, bukuroshja nuk i kursen postimet me djalit e saj, Nolan Sol, duke na treguar momente të bukura dhe të veçanta të tyre. Ashtu siç ka ndodhur edhe ditën e sotme, ku moderatorja ka postuar disa foto në Instagramin e saj, teksa Vlashenti ushqen djalin e tyre me biberon dhe Dojna nuk ka nguruar edhe të shpreh një urim për djalin e saj për shkak të emocioneve që i kanë përcjell këto foto.