Celebrities Gossip Showbiz

Nuk është takuar me Luizin e Kiarën, Efi jep arsyen e papritur!

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

Efi Dhedhes ka qenë e ftuar ditën e sotme në emisionin “S’e luan Topi” me moderatore Erjona Rusi, ku ka folur rreth jetës së saj tani pas mbarimit të “BBV2”, projekteve të ndryshme dhe marrëdhëniet me ish-banorët e tjerë.

Ke folur me Kiarën?

Me Kiarën nuk jam takuar, njerëzit kanë nevoj për kohën e tyre dhe unë jam e lirë t’ju jap sa kohë të duan eshtë shumë herët për të folur për këtë pjesë, Luizi është më i angazhuar, por edhe Kiara është e angazhuar kështu unë do t’ju jap kohën e botës…

Dea Mishel ishte e ftuar në rubrikën “Dielli apo Hëna” tek “E Diell” dhe ka zbuluar shumë të reja rreth jetës së tij pas “BBV2”, marrëdhëniet me ish-banorët etj, projektet etj. Gjatë një loje Dea ishte e detyruar të telefononte Efin për ta ftuar të takoheshin dhe pasi e pranoi sfidën dhe Efi pranoi që të takoheshin, Dea i tregoi se kjo ishte një sfidë nga “E Diell”, por që prap së prap do të takoheshin me të vërtetë.