Bota Botë e Çuditshme

Nuk fitoi vendin e parë në konkursin e bukurisë, bashkëshorti i konkurrentes ngjitet në skenë dhe ‘shkatërron’ kurorën!

Një konkurs bukurie është ndërprerë në fundjavë kur një burrë i tërbuar me nerva ka bastisur në skenë dhe ka përplasur përtokë kurorën e fitueses. Konkursi brazilian Miss Gay Mato Grosso 2023, i përfshirë në kategorinë ‘LGBTQIAP+ ndaloi të shtunën prej revoltës së spektatorëve sapo konkurentja Emannuelly Belini u shpall fituese.

Disa momente para se të niste drama, Emannuelly, që përfaqësonte bashkinë e Várzea Grande, qëndronte në skenë e kapur për dore me Nathally Becker, përfaqësuese e Cuiabá, teksa prisnin shpalljen e fitueses. Emannuelly u emërua rrjedhimisht si fituese dhe vuri duart në fytyrë nga emocionet, por sapo po bëhej gati të merrte kurorën e saj, një burrë i tërbuar u ngjit në skenë dhe kapi kurorën duke e përplasur me forcë në tokë.

Burri nuk është identifikuar publikisht por rrjeti vendas Globo tha se ishte i dashuri i të renditurës në vendin e dytë Nathally. I zemëruar se partnerja e tij nuk fitoi kurorën, ai e mori atë përsëri nga toka dhe e përplasi përtokë duke e bërë copa-copa. Nathally, e cila qëndronte e ngrirë nga tronditja, u thirr më pas prapa skene nga bashkëshorti, i cili më tej u ndalua nga punojësit e sigurisë.

Mediat thonin se gara e bukurisë kishte qenë ‘shumë rivalizuese’, sidomos mes dy finalisteve të fundit. Në një deklaratë të nxjerrë nga organizatori Malone Haenisch, thuhet se burri mendonte se rezultati nuk kishte qenë i drejtë prandaj kishte shkaktuar dëmin dhe incidentin.

Ne e dënojmë me vendosmëri incidentin që ndodhi kur po kurorëzohej Miss Várzea Grande. Kjo ndodhi kur partneri i Miss Cuiabá, e cila u rendit e dyta, pushtoi skenën dhe shkatërroi kurorën me agresivitet. Ne konfirmojmë vendimin e jurisë dhe simpatizojmë Miss-in e zgjedhur, ashtu si dhe me Becker, pasi ajo nuk është përgjegjëse për sjelljen e palëve të treta.