Bota Botë e Çuditshme

Nuk i kushtoi vëmendje, kanguri sulmon 77-vjeçarin duke e lënë të vdekur!

Së fundmi, një burrë australian ka ndërruar jetë pasi është sulmuar nga një kangur, të cilin e mbante si kafshë shtëpiake. 77-vjeçari është gjetur me lëndime të rënda në shtëpinë e tij nga një i afërm. Kur ekuipazhi i ambulancës mbërriti në pronën rurale, kanguri i pengoi ata të trajtonin burrin dhe kështu që policia u detyrua të qëllojë për vdekje kangurin në mënyrë që të arrinin te i lënduari.

Australia është shtëpia e rreth 50 milionë kangurëve, të cilët mund të peshojnë deri në 90 kg dhe të rriten deri në 2 metra të gjatë. Por sulmet fatale janë të rralla, ky është i pari i raportuar në Australi që nga viti 1936. Eksperti i sjelljes së kangurit Graeme Coulson për Korporatën Australiane të Transmetimeve tha se:

Kangurët kanë dhëmbë të mprehtë, kthetra dhe këmbë të fuqishme. Sigurisht nëse ata lihen pa iu kushtuar vëmendje ose në një lloj shqetësimi, kjo mund të jetë mjaft e rrezikshme. Problemi me kangurët dhe njerëzit është se ne të dy jemi kafshë të drejta, qëndrojmë në këmbë dhe një qëndrim i drejtë si ky është një sfidë për kangurin mashkull.

Në korrik, një kangur sulmoi një grua 67-vjeçare gjatë një shëtitje në Queensland, duke i shkaktuar prerje dhe një këmbë të thyer. Po ashtu, një vajzë 3-vjeçare pësoi lëndime të rënda në kokë në një sulm në Uellsin e Ri Jugor në mars.