Aktualitet Film & Tv

Nuk i mbijetoi sëmundjes së rëndë, shuhet nga jeta komediani i njohur Norm MacDonald!

Shuhet nga jeta në moshën 61-vjeçare komediani i njohur Norm MacDonald. 9 vjet pasi u diagnostikua me kancer, artisti nuk arriti të mbijetojë duke iu dorëzuar sëmundjes e duke lënë një trishtim pas për familjarët e fansat e tij.

Rikujtojmë, se Norm lindi në Quebec City në 1959 dhe filloi të performonte në klubet kanadeze para se të shkonte në SHBA për të ndjekur shkrimin e komedisë televizive.

Ai punoi për programin “Roseanne” para se të bashkohej me “Saturday Night Live”. MacDonald kishte fansa në SHBA dhe në mbarë botën. Mikesha e tij e ngushtë, Lori Jo Hoekstra u shpreh se:

Ai ishte krenar për komedinë e tij. Ai kurrë nuk donte që diagnoza të ndikonte në mënyrën se si e panë audienca ose ndonjë nga të dashurit e tij. Norm ishte një komedian i pastër. Ai dikur shkroi se: “Një shaka duhet të kapë dikë në befasi, nuk duhet të zbutet kurrë”. Norm do të na mungojë tmerrësisht.

MacDonald ishte gjithashtu i njohur për rolet e tij në filma komedi si “Dirty Work”, “Billy Madison” dhe “Dr Doolittle”. Momenti i tij klasik “shikoni podiumin, shikoni këtë” do të jetojë përgjithmonë në zemrat dhe mendjet e tifozëve të “SNL” kudo.