Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Gossip Showbiz

Nuk i ndahet shpirti nga “Për’Puthen”, Beart Rexhepi ka dy fjalë zemre për Arjan Konomin!

Edhe pse kanë kaluar kohë që ai është larguar nga emisioni shumë i ndjekur “Për’Puthen” lart e poshtë flitet për çdo gjë rreth jetës së tij personale. E kemi fjalën për ish-konkurrentin, Beartin i cili krijoi një lidhje me ish-konkurrenten, Tea Trifonin jashtë emisionit. Askush nuk e priste që ata të përfundonin bashkë as brenda dhe as jashtë spektaklit “Për’puthen”.

Së fundmi “Për’puthen” nxorri një platformë të re me pagesë ku të gjithë të fiksuarit e këtij spektakli mund të shihnin momente nga prapaskenat që nuk transmetohen në ekran. Në këtë aplikacion një ndër gjërat e para që u publikua ishte ndarja e bujshme mes Teas dhe Beartit.

Ishte bukuroshja ajo e cila gjendej vetëm në një dhomë përballë kamerave ku tregoi pjesën e saj të historisë se përse lidhja e tyre përfundoi. Bearti pasi hodhi poshtë çdo akuzë të bërë nga Tea theksoi se kjo video vjen falas për të gjithë ata që janë të interesuar, pasi ai nuk do të shiste askënd për 3.99 euro.

Ai reagoi menjëherë në InstaStory ku u shpreh shumë i zhgënjyer. Mesa duket bukuroshit nga Kosova nuk i ndahet shpirti nga emisioni ku mori pjesë dhe u bë shumë i famshëm. Së fundmi ai është parë në shoqërinë e opinionistit Arjan Konomi. Vetë Bearti ka postuar nje foto në Instastory teksa i ka dedikuar edhe dy fjalë zemre atij:

Me mikun dhe njeriun më të mirë në Tiranë.

Rikujtojmë, se Arjan Konomi, nuk është martuar asnjëherë. Ironike ishte fakti se ai ndodhej në program për të dhënë mendimin e tij e kritikuar lidhjet, bisedat, takimet e të rinjve në emision, por ndërkohë nuk ka qenë ndonjëherë në një lidhje të gjatë romantike. Gjatë kohës që ishte i ftuar në një nga televizionet, Arjani ka zbuluar se përse ka zgjedhur të qëndrojë beqar.