Celebrities Gossip Showbiz

Nuk i ndahet shpirti… Sabiani bën gjestin plot humor, por shumë domethënës për Ilirin!

“Big Brother VIP” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit. Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar këtë edicion.

Tanimë janë kaluar më shumë se 60 ditë në shtëpinë e “Big Brother” dhe largimet nuk janë të pakta. Para disa netësh, Sabiani la përgjithmonë shtëpinë duke humbur garën për çmimin e madh. E ashtu siç ndodh me ish- banorët, Sabiani ka qenë i ftuar në “Fan Club”. E teksa këtë javë është në nominim Iliri, i cili njihet për miqësinë e tij shumë të mirë me këngëtarin, Sabi ka bërë një gjest që aq sa na ka bërë për të qeshur aq edhe na ka treguar se sa e fortë është miqësia mes tyre.

Në studion e “Fan Club” bashkë me Sabianin ka qenë edhe gazetari Flavio Qarri, i cili u shpreh se mendon se Iliri do të laroghet nga shtëpia këtë të martë. Por, si reagoi Sabiani lidhur me këtë opinion. Në formë shakaje, ai çohet nga karrigia e tij dhe bën sikur do të godasë gazetarin.

Epo, është 100 milionëshi i Sabit ai!

Nga largimi i Sabianit, miku i tij më i ngushtë brenda shtëpisë Iliri, u ndje shumë keq as sa u përlot. Që prej fillimit, dyshja krijoi një marrëdhënie shumë të mirë me njëri- tjetrin, duke u bërë të pandashëm.

Në largimin e tij, Sabiani vendosi të mos takojë disa banorë, me të cilët ka patur disa debate. Bëhet fjalë pikërisht për Dj PM, Dj DAGZ dhe Einxhel.