Sport

Nuk ia doli të kualifikohej në Botëror, ja çfarë do të bëjë Lewandovski për Ukrainën!

Ukraina nuk ia doli të sigurojë një biletë për në Katar 2022, pasi e eliminoi Uellsi në finalen e Play Off-it, megjithatë flamuri i vendit do të jetë i pranishëm në eventin më të madh futbollistik të globit.

Kjo falë përfaqësueses polake dhe Robert Lewandowskit, që ka premtuar se në Katar 2022 do të mbajë në krah shiritin e kapitenit me flamurin e Ukrainës, në formë solidariteti me fqinjët që prej fillimit të vitit janë në luftë me Rusinë.

Lajmin e ka bërë të ditur ish sulmuesi legjendar i Ukrainës, Andriy Schevchenko, i cili vizitoi përfaqësuesen polake në grumbullim dhe deklaroi bashkë me Lewandowskin, vendimin për shiritin e veçantë në krah të kapitenit të Polonisë.