Botë e Çuditshme Lifestyle

Nuk ia ka shkurtuar por ia ka zgjatur jetën, 101-vjeçarja tregon sekretin e jetëgjatësisë së saj!

Një grua e cila sapo ka mbushur 101 vjeçe është shprehur se sekreti i jetëgjatësisë së saj është tekila. Mary Flip, e cila banon në Arizona të SHBA-së, tha për “Arizona Family”:

Sekreti im është tekila.

Mendohet se gruaja është dashuruar me pijen alkoolike kur ishte 18 vjeçe, atëherë kur shkoi të jetonte në Meksikë, aty ku njohu edhe bashkëshortin e saj, me të cilin pati 6 fëmijë.

Flip lindi në 1921 dhe u rrit në Illinois. Motra dhe nëna e saj ndërruan jetë herët dhe ajo ishte e vetmja e mbijetuar e familjes së saj në moshën 15-vjeçare. Në moshën 18 vjeçe, ajo u transferua në Meksikë, takoi burrin e saj dhe u martua. Së bashku ata ndanë një jetë të qetë. Pasi ajo mbeti shtatzënë me fëmijën e saj të parë, ata u kthyen në Çikago, ku ajo u bë një artiste e respektuar e njohur nga Shkolla e Artit e Çikagos.

Më pëlqen shumë të vizatoj. Gjërat ndryshojnë edhe kur po i vizaton. Kështu, unë isha në gjendje të zhvillohesha dhe t’i bëja ato të duken reale.

Rikujtojmë, se një çift motrash që mendohet se janë binjaket më të moshuara në Britani, festuan ditëlindjen e tyre të 103-të para 3 muajsh dhe kanë deklaruar se respektimi i orareve të rregullta të gjumit është sekreti i jetës së tyre të gjatë. Thelma Barratt bëri shaka se jetëgjatësia e saj ishte për shkak të dashurisë së saj për ushqimin, ndërsa Elma Harris shijon një raki dhe limonadë.