Celebrities Showbiz

Nuk iu ndahet shpirti nga pushimet! Këto personazhe kanë zgjedhur Italinë për sezonin e vjeshtës!

Këtë vit, ndryshe nga çdo tjetër, personazhet e njohur shqiptarë zgjodhën Shqipërinë për të kaluar pushimet e tyre verore. Me anë të shumë postimeve ata kanë promovuar bukuritë e vendit tonë e sidomos zonën e jugut, me plazhe mahnitës.

Gjithsesi, edhe pse vera ishte e gjatë dhe plot pushime, disa VIP-ave nuk i ka mjaftuar dhe kanë vendosur të marrin sërish disa ditë pushim për t’u relaksuar në shtetin e bukur fqinj, atë të Italisë.
Ndoshta disa prej tyre kanë shkuar dhe për qëllime pune në të njejtën kohë, por nuk mungojnë shëtitjet dhe argëtimet gjatë orëve të tjera të ditës apo natës.
Ajo që na bëri çudi është se ata kanë zgjedhur të gjithë qytetin e mrekullueshëm të Romës dhe të gjithë në të njëjtën kohë.

Duke përmendur Eneda Tarifën, e cila ka postuar një foto në Instagram ku shfaqet në “Fontana Di Trevi” e veshur me një fustan blu dhe duket mjaft në formë.

 

Nga ana tjetër, po në Romë ndodhet çifti shumë i dashur Sara Hoxha dhe Ledri Vula, së bashku me vajzën e tyre të vogël, Poem Blu si dhe disa miq të tyre.

Listës së pushimeve në Romë, i shtohet dhe blogerja e njohur Sara Berisha, e cila po argëtohet dhe shijon qytetin e lashtë së bashku me shoqet e ngushta dhe motrën e saj, e cila është po ashtu një blogere e njohur, Ditea Berisha.

Kujtojmë se Sara ka festuar ditëlindjen e saj disa ditë më parë dhe mendohet të jetë vazhdimi i festimeve.
I fundit, por jo nga rëndësia është Olti Curri, i cili ndryshe nga të tjerët ka zgjedhur Milanon si destinacionin e tij.

Ndoshta do të shohim dhe shumë yje të tjerë që do të zgjedhin Italinë si destinacionin e tyre perfekt për disa ditë të qeta e bukura vjeshte. Ne i urojmë pushime të këndshme dhe të vijnë me plot energji pozitive dhe ide të reja për këtë sezon të ri pune.