Gossip Health & Beauty Showbiz

“Nuk ja kam idenë sa kam”, dikush të dalë vullnetar t’i numëroj tatuazhet aktores së njohur!

56 tatuazhe apo më shumë?! Këtë nuk e di as vetë aktorja e njohur Zoë Kravitz. 32 vjeçarja thuhet se e ka humbur numërimin e tyre dhe nuk ja ka idenë sa tatuazhe ka në trupin e saj.

As nuk e di sa kam. Unë nuk i shoh më, sepse jam mësuar shumë me ta.

Shumica e tatuazheve gjenden tek krahët dhe duart e saj, por ajo gjithashtu ka edhe në qafë, këmbë dhe madje edhe pas veshit. Modelet e dukshme përfshijnë gjarprin në parakrahun e saj, tufën e zogjve në shpatull dhe tatuazhin “Free At Last” që përputhet me atë të babait saj Lenny Kravitz.

Ka disa që më pëlqejnë më shumë se të tjerët. I kam hequr disa, por kam në plan të bëj më shumë tatuazhe. Sapo t’i filloni, është e vështirë të ndaleni. 

Aktorja e “Big Little Lies” dhe ambasadorja e markës YSL ndau për “InStyle” disa nga mësimet e bukurisë që ka mësuar nga babai i saj roker dhe nëna aktore, Lisa Bonet.

Gjithmonë kanë qenë të kujdeshëm për shëndetin, përdorimin e produkteve organike, ushqimin e mirë, stërvitjen, pirjen e ujit dhe gjumin e mjaftueshëm. Kur ndiheni mirë dhe trupi juaj është i lumtur, i shëndetshëm dhe i ekuilibruar, gjithashtu dhe lëkura duket më mirë. Kur nuk ndihemi mirë, lëkura jonë dehidratohet dhe fillojnë aknet; atëherë ne priremi të përdorim kozmetikë për t’u mbuluar dhe për t’i fshehur. Unë besoj se bukuria fillon me atë që është brenda dhe se si kujdesemi për veten. 

Rikujtojmë, se Kravitz disa kohë më parë kërkoi divorcin nga partneri i saj prej 18 muajsh, aktori Karl Glusman. Vajza e Lenny Kravitz dhe aktori 31-vjeçar janë lidhur që në 2016-ën dhe vetëm pak muaj më parë, Zoe rrëfeu për revistën “Rolling Stone” se ata ishin fejuar.