Celebrities Film & Tv Showbiz

“Nuk jam sekretar i Kiarës”, mos vallë Luizi po heq dorë nga pëlqimi i tij?!

Fenomeni më i diskutuar momentalisht është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 dhe hyrjet e reja po përfliten kudo në rrjet, duke u kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre.

E sigurisht që një nga dyshet më të përfolura janë Kiara Tito dhe Luiz Ejlli. Ata janë parë të afërt që në fillim, edhe pse marrëdhënia e tyre ka pasur ulje-ngritjet e veta gjatë këtyre ditëve. E ndërkohë që Kiara i ka kërkuar pak distancë Luizit, ky i fundit u detyrua të qëndrojë larg saj për disa orë, pasi ai dhe Efi qëndruan në një dhomë të izoluar nga pjesa tjetër e shtëpisë.

Me daljen e tij ka patur një kaos të vërtetë në shtëpi, ku janë krijuar mjaft debate dhe diskutime rreth situatave të ndodhura. Distanca mes dyshes vazhdon të jetë e dukshme dhe Luizi ka bërë përpara banorëve një deklaratë në lidhje me këtë temë:

E zonja vetes është. Të bëjë çfarë të dojë vetë. Mua këtu më ka. Kurdo që është në siklet, mjafton të bëjë një shikim edhe kaq. S’ka nevojë për mua. Të çajë vetë. Unë s’jam sekretari i Kiarës.

Me daljen e Efit dhe Luizit nga ambienti ku ata ishin vendosur përkohësisht, shtëpia ka filluar të ketë dinamika të reja. Pasi Luizi kishte rrëfyer se banorët e rinj marrin frymë kot në këtë shtëpi, Diola Dosti ka reaguar fill pas daljes së tij. Nita më parë ka deklaruar se ka hequr tumorin në gji, fatmirësisht duke e fituar me sukses betejën që ajo ka patur me këtë sëmundje.