Celebrities Gossip Showbiz

Nuk janë më me vëllezërit Veshaj, por kjo nuk i ndalon Borën dhe Jonidën të jenë mikesha!

Lidhja mes Borës dhe Donaldit dhe Jonidës me Romeon u përfolën gjatë në media. Gjatë kohës që vajzat ishin në një lidhje me vëllezërit, shpesh tregonin dhe në rrjete sociale marrëdhënien e mirë që kishin me njëra-tjetrën si kunata dhe shoqe të mira.

Megjithatë, pritej se pas ndarjes nga vëllezërit, mes Borës dhe Jonidës të mos ishte marrëdhënia si më parë, por vajzat duket se kanë ruajtuar raporte të mira.

Së fundmi, Bora po merret me biznesin e saj të veshjeve dhe në postimet e fundit në Instagram ku reklamon koleksionin e saj të ri, vumë re komentin e ish- kunatës së saj, Jonidës. Blogerja duket se e suporton atë duke e uruar për koleksionin e ri.

Urime dhe suksese

Pas ndarjes nga Donaldi, ende nuk është përfolur për ndonjë lidhje të Borës, teksa ajo është e angazhuar me biznesin e saj të veshjeve dhe audicioneve të sezonit të tretë të “Për’Puthen”. Nga ana tjetër, Jonida nuk është më aktive në tregun muzikor me këngë të reja, por e njëjta gjë nuk ndodh me rrjetet sociale, ku blogerja poston shpesh. Së fundmi, ajo bëri një dedikim shumë të ngrohtë për djalin e saj që na emocionoi të gjithëve.