Botë e Çuditshme Love & Sex

Nuk janë takuar asnjëherë me njëri-tjetrin ama kjo nuk i ka penguar të planifikojnë dasmën e tyre!

Një 32-vjeçare britanike, e cila është edhe nënë, është fejuar me një vrasës i cili po vuan dënimin me 40 vite burg në Amerikë. Laura O’Sullivan nuk e ka takuar kurrë në jetën e saj 31-vjeçarin Terrell Ravon Reese, por u dashurua me atë dy muaj pasi nisi të lexojë letrat dhe poezitë e tij të. Madje, ata janë duke planifikuar edhe martesën e tyre vitin e ardhshëm.

32-vjeçarja e njohu të dashurin e saj teksa përdori aplikacionin “JPay”, me anë të të cilit të burgosurve ju lejohet të komunikojnë me një person jashtë burgut. Terrell u dënua më 1 gusht të vitit 2009 për vrasjen brutale të Justin Solomon në Detroit.

Rikujtojmë, se një 19-vjeçar ka bërë një zgjedhje që rrallë të moshës së tij e bëjnë. Ai ka rënë në dashuri me një 76-vjeçare e madje i ka propozuar asaj për martesë në rrjete sociale. Giuseppe D’Anna ka përfituar mijëra ndjekës në “Tik Tok” me veprimin e bërë. Video, ku ai ulet në gjunjë dhe propozon të dashurën shumë vite më të madhe se ai ka bërë xhiron e rrjetit.

Ju shuajmë një kuriozitet. Së fundmi menaxherët e Disneyland në Paris, kanë kërkuar falje publike, pasi një punonjës i këtij parku të lodrave ndërpreu një propozim martese të një çifti të ri. Adhuruesit e shumtë të këtij parku nuk ishin edhe aq të kënaqur me veprimin e punonjësit, që vrapoi dhe u fut në mes të vajzës dhe të riut që ishte ulur në gjunjë dhe mbante në dorë kutinë e unazës me diamant.