Botë e Çuditshme Lifestyle

Nuk jeni të vetmit, edhe miqtë tuaj katërputroshë nuk i zë gjumi kur janë të stresuar!

Me siguri stresi nuk ju lejon të flini gjumë rehat. Por na besoni që nuk jeni të vetmit, edhe miqte tuaj katërputroshë përjetojnë të tilla ndjenja. Ata mund të mbesin pa gjumë gjatë natës si pasojë e brengave që mund të kenë.  Një studim, i cili është publikuar në revistën shkencore ‘The Royal Society’, ka treguar se qentë kanë çrregullime të gjumit kur janë të stresuar.

Po pra, këlyshët dhe qentë brengosen dhe nuk mund të flenë, dhe madje as nuk keni si ta rregulloni këtë. Sidoqoftë, studimi në fjalë i ka analizuar përvojat e gjumit të qenve që ose u ishin ekspozuar përvojave negative emocionale para gjumit, ose përvojave pozitive. Rezultatet kishin treguar se qentë të cilët para gjumit kanë përvoja pozitive bëjnë gjumë më të thellë dhe më kualitativ, ndërkaq qentë që para gjumit janë të stresuar, priren të kenë probleme me gjumë.

Qentë, veçanërisht ata të racave Labrador, Njufaundlaend, Dalmatë dhe Shën Bernardino, dinë si t’i nuhasin sëmundjet, veçanërisht disa tumore si tumoret e gjirit, prostatës apo ato në mushkri, përpara se ato të shkaktojnë shenja të dukshme klinike. Por çfarë nuhasin ata? Përgjigjen e ka dhënë së fundmi një studim mbi 1260 njerëz i botuar në “PNAS” nga studiues suedezë të Institutit Karolinska drejtuar nga Sinisa Bratuliç.