Health & Beauty Lifestyle

Nuk ju ndihmojnë aspak…/Gjërat që nuk duhet të bëni nëse vuani nga pagjumësia!

Nëse jeni në stres me siguri gjëja e fundit që mendoni është të flini dhe keni të drejtë. Mendimi i tepruar bën që orët e gjumit të zvogëlohen në mënyrë dramatike. Por ka gjithmonë një dritë në fund të tunelit. Ekzistojnë disa gjëra që ekspertët thonë se duhet t’i shmangni. Mos e ndryshoni rutinën tuaj të gjumit.

Ju mund të mendoni kjo do t’ju ndihmojë, por vetëm sa do ta përkeqësojë pagjumësinë. Përpiquni të përqendroheni në atë që ju relakson dhe ju jep gëzim. Mos bëni asnjë ndryshim në rutinën tuaj të gjumit, sepse përndryshe ju po e stërvitni trurin që të ketë pagjumësi gjatë gjithë kohës dhe kjo është padyshim diçka që nuk e dëshironi.

Mos u mundoni të bëni gjithçka në mënyrë perfekte në mënyrë që të keni sukses. Shumë njerëz, kur nuk mund të flenë, përpiqen të bëjnë gjithçka siç duhet. Ata nuk pinë kafeinë apo alkool, bëjnë dush të ngrohtë para se të shkojnë në shtrat dhe krijojnë kushtet ideale për gjumë. Mos përdorni aplikacione relaksuese për gjumë. Aplikacionet e gjumit nuk do të largojnë stresin e ditës.

Mos shkoni në shtrat kur nuk jeni të përgjumur. Ju duhet të shtriheni në shtrat vetëm kur jeni të përgjumur. Është shumë më mirë sesa të përfundoni duke u rrotulluar në shtrat për orë të tëra. Jepini vetes kohën e nevojshme për t’u çlodhur nga dita e ngarkuar. Mund të na ketë ndodhur shpesh që pasi jemi zgjuar në mëngjes të jemi sërish shumë të lodhur dhe pa energji. Por pse ndodh kjo dhe cilat janë disa nga arsyet e mbi të gjitha si mund ta rregullojmë?  Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link.