Aktualitet

Nuk ka humbje jete, 4 qarqe në vend nuk regjistrojnë raste aktive!

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 3138 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 shtatë qytetarë, 4 raste në Tiranë, nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Elbasan.

Aktualisht janë 56 pacientë aktivë me COVID19, ndërsa katër qarqe në vend aktualisht nuk kanë raste aktive. Në Spitalin Infektiv vetëm një pacient po merr trajtim spitalor të specializuar.

Fatmirësisht, në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Ndërkaq, 7 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,009 që nga fillimi i epidemisë.

Ndërkaq në Kosovë janë 9 raste të reja të raportuara ndersa humbje jete nuk ka. Aktualisht janë 167 raste aktive në të gjithë vendin. Deri më sot, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, janë dhënë 179 mijë doza të vaksinës, Procesi i vaksinimit në Kosovë ka nisur në fund të muajit mars.