Celebrities Showbiz

Nuk ka më diskutime, familja e Aaron Carter e ka të qartë se kush duhet ta trashëgojë pasurinë e tij!

Mësohet së fundmi se familja e Aaron Carter nuk dëshiron të përfundojë në një betejë të rrëmujshme ligjore për pasurinë e këngëtarit të ndjerë. Mamaja e yllit, Jane Carter, tha për mediat e huaja se edhe pse ajo ende nuk e ka takuar nipin e saj 1-vjeçar, Prince, ajo dëshiron që ai të trashëgojë të gjitha pasuritë e babait të tij pasi familja “nuk ka nevojë për para”.

Jane gjithashtu tha se do të dëshironte të kishte një lidhje me nipin e saj dhe të fejuarën e Aaron, Melanie Martin, e cila aktualisht ka kujdestarinë e Prince. Pasi Aaron u gjet i vdekur tragjikisht në vaskën e tij në moshën 34-vjeçare, më 5 nëntor, Jane i kërkoi vajzës së saj Angel, binjakja e Aaron, të paraqiste një peticion për të shërbyer si administratore e pasurisë së tij.

Edhe pse këngëtari i “I Want Candy” ndërroi jetë pa lënë testament, prona e tij personale dhe portofoli i pasurive të paluajtshme që thuhet se kap vlerën e rreth gjysmë milioni dollarë, ka shumë të ngjarë të trashëgohet nga djali i tij, sipas ligjeve të trashëgimisë në Kaliforni. Martin, e cila u detyrua të largohej nga shtëpia në Los Angeles që ndante me Carter, foli gjithashtu këtë javë për testamentin.

Unë nuk dua asnjë problem apo stres për pasurinë e Aaron. Unë thjesht dua që Prince të jetë mirë dhe dua që trashëgimia e Aaron të jetojë…

Detaje të tjera kanë dalë në pah nga telefonata e 911 që u bë kur reperi, këngëtari dhe aktori amerikan Aaron Carter u gjet i vdekur në një vaskë në shtëpinë e tij. Telefonata në 911 është bërë nga një shërbëtore që zbuloi trupin e Carter dhe personi i cili mori thirrjen ka zbuluar disa nga detajet shqetësuese. Sipas TMZ, njësitë u dërguan në vendngjarje rreth orës 11 të mëngjesit të së shtunës. The Sun raportoi gjithashtu se fqinjët përreth shtëpisë së Carter-it në Kaliforni mund të dëgjonin kujdestaren e shtëpisë duke bërtitur

Rikujtojmë se, qeni i Aaron Carter është transferuar me sukses në një banesë të re dhe sipas raportimeve, ajo do të jetojë me një anëtar të familjes së të fejuarës së tij. Një ditë pasi Aaron ndërroi jetë, motra e Melanie Jennifer Martin dhe i fejuari i saj Max informuan TMZ se kishin marrë Zelda, një pastor gjerman, 3 vjeç e gjysmë.