Celebrities Gossip Showbiz

Nuk ka më ‘Liza në Botën e Çudirave’ tani vendin e saj e zuri Paris Hilton!

Paris Hilton së fundmi ka shijuar festën e saj madhështore me temë “Liza në Botën e Çudirave”. E gjithë kjo festë është duke ndodhur para dasmës së saj me Carter Reum.  Bukuroshja njihet për dashurinë e saj që ka për festat. Dekori dhe gjithçka ishte e bazuar në një temë të vetme. Postimet nga festa nuk kanë fund.

Paris kishte zgjedhur që ta festonte së bashku edhe me nënën e saj Kathy Hilton, motrën Nicky Hilton dhe shoqen Tina Chen Craig. Ajo e kishte quajtur festën e saj ‘Paris In Wonderland’ e cila ishte organizuar në pronën e pallatit  ‘Bel Air’ të prindërve të saj. Zonja e ardhshme Reum dukej mahnitëse me fustanin e bardhë. Ajo mbante një palë doreza me shkëlqim dhe kishte zgjedhur që të vishte taka të ngjashme me ato të princeshave.

Të ftuar të tjerë të pranishëm përfshinin motrën e të fejuarit të saj Carter Halle dhe nënën Sherry, Sofia Richie, Jasmine Sanders, Nicole Williams English, Rachel Zoe e shumë të tjerë.

Rikujtojmë se vetë Paris Hilton zgjodhi Las Vegas si destinacionin përfundimtar për të festuar ditët e saj të fundit si një grua beqare. Ajo së bashku me të fejuarin, Carter Reum, u arratisën në ‘Sin City’ gjatë fundjavës që lamë pas me një grup miqsh dhe familjarësh të ngushtë, përfshirë motrën e saj Nicky Hilton, për festën e përbashkët të beqarisë.

Për natën e saj të veçantë, Paris veshi një fustan të verdhë neoni, për ta ndërruar atë më vonë me një fustan rozë me shkëlqim ndërsa u pa duke vallëzuar nën ritmet atmosferës së festës unike. Ata gjithashtu shijuan një arkë intime dhe shumë romantike me qirinj pranë pishinës në “Resorts World”, ku dhe po qëndronin.