Celebrities Gossip Showbiz

“Nuk ka ndodhur kurrë!”, Kylie Jenner revoltohet me modelen që e akuzoi për bullizëm

Kylie Jenner po përballet me një sërë komentesh ‘online’ pas akuzave për bullizëm që i drejtoi modelja në klipin e ish të dashurit të saj reper, Tyga në vitin 2015. Në aplikacionin viral, TikTok modelja Victoria Vanna tregoi me anë të një video-je se artisti i make-up dhe shoqet e tij (bashkë me Kylie Jenner) po e bullizonin atë gjatë xhirimeve të klipit “Ice Cream Man”.

Sipas Vanna-s, Kylie bashkë me shoqen e saj të ngushtë asokohe, Jordyn Woods dhe mikeshën Stassie Karanikolaou filluan të silleshin si vajza mizore me të.

Sapo fillonin xhirimet, më jepte vështrime nga koka te këmbët, pëshpëriste me shoqet e saj dhe tallej me mënyrën si kërceja unë. Ajo po tallej, ishte mëse e qartë. M’u mbushën sytë plot me lot dhe vendosa të largohesha. Kur ika nga xhirimet, Kylie dhe shoqet e saj më erdhën pas dhe u futën në makinën e saj Rolls Royce. Mund të shihja që nga brenda makinës si talleshin me mua.

Modelja tregoi se, ish i dashuri i yllit të “Keeping Up With The Kardashians”, Tyga e motivoi atë duke i thënë se ajo i bën këto skena pasi ndihet xheloze për të dhe e intimidon prezenca e Vanna-s në klip.

@victoriavanna

it’s tea time🐸 ☕️ #La edition… being a model isn’t always as fun as it seems especially around celebs. #Kyliejenner #jordynwoods #fyp #foryou #kuwk

♬ original sound – Victoria Vanna

 

Kylie ka reaguar pas këtyre komenteve duke mohuar plotësisht fjalët  e modeles.

Kjo gjë nuk ka ndodhur kurrë!

Kylie Jenner, 23 vjeç dhe reperi, Tyga 31 u ndanë dhe ribashkuan shumë herë gjatë lidhjes së tyre, derisa i dhanë fund përfundimisht në 2017. Pas kësaj, Kylie nisi një lidhje të re me Travis Scott, me të cilin ka një vajzë me emrin, Stormi.