Bota

Nuk ka qetësi, Izraeli sulmon sërish në Gaza!

Izraeli ka ndërmarrë sulme të reja ajrore në Gaza, duke u hakmarrë kështu siç thotë për tullumbacet e zjarrta të lëshuara nga ky territor.

Shpërthime të fuqishme u dëgjuan në Gaza gjatë orëve të para të ditës. Një sërë tullumbacesh të zjarrta ishin lëshuar prej andej drejt shtetit hebre, duke shkaktuar shumë zjarre sipas autoriteteve izraelite. Ky është përshkallëzimi i parë i madh i situatës që prej vendosjes së armëpushimit në 21 maj pas 11 ditë luftimesh të ashpra mes dy palëve që shkaktuan 256 viktima në radhët e palestinezeve, përfshirë 66 fëmijë dhe 13 të vrarë në Izrael.

Edhe në këtë rast, tensionet i ndezi një marshim i nacionalistëve hebrenj në Jeruzalemin e pushtuar lindor të martën, që u pasua nga kërcënime të Hamasit, grupi militant i cili qeveris Gazën. Qindra ultranacionalistë izraelitë dolën në rrugë, disa duke brohoritur “Vdekje arabëve”, e dukë kërcënuar kështu të rindeznin dhunen vetëm disa javë pas përfundimit të konfliktit, dhe ashtu ndodhi.

Hamasi nuk i rezistoi dot këtij provokimi, por bëri thirrje për përgjigje, dhe balonave të zjarrta të nisura nga Gaza, Izraeli iu përgjigj shpejt me bomba. Pershkallëzimi i r ii situatës vjen vetë, tre ditë pasi Kneseti votoi qeverinë e re të nacionalistit të vijës së ashpër Naftali Bennet, duke i dhënë fund kështu pushtetit 12 vjecar të Beniamin Netaniahut, më jetëgjati në historinë e vendit.!