Celebrities Gossip Showbiz

Nuk ka rëndësi se ku jeton, Arbenita Ismajli ka një preferencë tipike shqiptare!

Modelja bukuroshe Arbenita Ismajli nuk i është larguar pasionit të saj duke hapur agjencinë e saj të rekrutimit të modeleve. Ajo gjithashtu nuk qëndron kurrë larg rrjeteve sociale dhe i mban shpesh ndjekësit të informuar mbi jetën e saj si profesionale ashtu dhe atë personale.

Si ka bërë dhe pak më parë teksa me anë të një Instastory ku na ka treguar se nuk ka aspak rëndësi se jeton në Londër apo kudo preferenca e një shqiptari lidhur me bulmetin dhe ushqimet tona tradicionale do të ngelet e njëjtë dhe padyshim ne ndihemi shumë krenarë.

Së fundmi Arbenita ka mundur të jetë në qendër të portaleve, pasi aludohej për një ndarje të mundshme me partnerin e saj, reperin Fero. Dyshimet nisën për faktin se asnjëri prej tyre nuk e ndiqte më tjetrin në Instagram dhe mendohej se ndoshta çifti i kishte dhënë fund lidhjes së tyre. Më pas shkak u bë një video e postuar nga modelja të një trendi në TikTok, ku ka treguar se Neymar i ka shkruar e kjo u mendua se mund të ketë ndezur xhelozinë e Feros.

Dyshja vendosën t’i japin fund të gjitha thashethemeve dhe vetëm pak ditë më parë postuan një foto së bashku teksa shfaqen duke u puthur.