Politikë

Nuk ka surpriza, Sali Berisha rizgjidhet kryetar i Partisë Demokratike

Ka përfunduar numërimi i votave për kreun e ri të Partisë Demokratike në shumicën e degëve. Sali Berisha dhe Ibsen Elezi garojnë përballë njëri-tjetrit. Procesi filloi në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm, 22 maj dhe ishte parashikuar të zgjaste deri në orën 16:00. Por për shkak të kërkesave të larta të degëve, procesi u shty deri në orën 20:00.

Dibër kanë votuar gjithsej 754 votues nga 1150 anëtarë. Sali Berisha ka marrë 664 vota, Ibsen Elezi ka marrë 84 vota. Të pavlefshme janë 6 vota.

Klos kanë votuar 445 anëtarë. Sali Berisha ka marrë 429 vota, Ibsen Elezi ka marrë 9 vota. Të pavlefshme janë 7 vota.

Burrel kanë votuar 526 anëtarë. Sali Berisha ka marrë 490 vota, Ibsen Eelzi ka marrë 31 vota. Të pavlefshme janë 5 vota.

Selenicë kanë votuar 220 anëtarë. Sali Berisha ka marrë 198 vota, Ibzen Eelzi ka marrë 22 vota. Asnjë votë e pavlefshme.

Në Poliçan kanë votuar 95 demokratë nga 360 anëtarë. Sali Berisha ka marrë 93 vota, Ibsen Elezi vetëm 2. Asnjë votë e pavlefshme.

Kuçovë kanë votuar 483 demokratë nga 750 votues. Sali Berisha ka marrë 437 vota, Ibsen Elezi 45. Një votë ka qenë e pavlefshme.

Pogradec kanë votuar 516 anëtarë. Sali Berisha ka marrë 484 vota, Ibsen Elezi 32. Asnjë fletë votimi e pavlefshme.

Devoll Sali Berisha ka marrë 1082 vota, Ibsen Elezi 135. 8 fletë votimi janë shpallur të pavlefshme.

Krujë Sali Berisha ka marrë 523 vota dhe Ibsen Elezi 14 vota.

Kolonjë Sali Berisha ka marrë 523 vota ndërsa Ibsen Elezi 14 vota.

Bulqizë kanë votuar 456 anëtarë. Sali Berisha ka marrë 431 vota, Ibsen Elezi 18 vota ndërsa 8 fletë votimi janë shpallur të pavlefshme.

Dimal kanë votuar 347 anëtarë nga 870 votues. Sali Berisha ka marrë 305 vota, Ibsen Elezi 28 vota dhe 14 fletë votimi janë të pavlefshme.

Kukës Sali Berisha ka marrë 714 vota, Ibsen Elezi 164 vota ndërsa 4 fletë votimi janë të pavlefshme.