Celebrities Gossip Showbiz

Nuk ka të ndalur! 2Ton sapo publikoi “Emocionona”!

Ton ndoshta nuk është ndër reperët më të komentuar, por padyshim në vitet e shumta në skenë na ka falur pafund hite. Këngët e tij gjithmonë numërojnë miliona klikime dhe kjo falë talentit dhe jo skandaleve. Reperi nuk bëhet thuajse kurrë pjesë e portaleve për skandale, por vetëm për muzikën e mirë që ai lançon.

Së fundmi, 2Ton kishte paralajmëruar një këngë të re, vetëm pak pasi publikoi projektin më të fundit ‘Simpati’. E pak më parë, surpriza më e fundit nga reperi u lançua dhe titulli është “Emocionona”, një këngë me një tekst lidhur me dashurinë, nga ato që artisti di të bëjë më mirë.

Pak kohë më parë, 2Ton me anë të një Instastory tregoi se ka hasur një problem të vogël me policinë.

2Ton ka treguar se është gjobitur nga policia, pasi nuk ka respektuar orarin e lëvizjes që është vendosur në shtetin e Kosovës. Me ironi reperi ka shkruar se megjithëse ka marrë vaksinën, sërish gjobitet si çdokush tjetër që nuk është vaksinuar.