Celebrities Gossip Music Showbiz

Nuk ka të ndalur, Butrint Imeri së shpejti me një projekt të ri muzikor!

Butrint Imeri është një nga këngëtarët që prej vitesh po shijon një sukses të madh falë projekteve të tij muzikore, të cilat pëlqehen shumë dhe numërojnë miliona klikime.

Befasia e madhe që Butrinti paralajmëronte ishte publikimi i këngës së tij të re, e cila titullohet “Lule e Dashnisë” dhe që është pëlqyer shumë nga publiku, pasi kënga tashmë ka kaluar 5.6 milionë klikime në platformën YouTube. E duket se këngëtari nuk do të bëj aspak pushim dhe shumë shpejt do të publikoj këngën e tij të rradhës, pasi së fundmi ka postuar një foto nga një studio muzikore dhe ka treguar se është duke punuar edhe gjatë natës për realizimin e saj.

punë natën vonë

Së fundmi Butrinti na ka treguar se ka blerë një makinë të re, një ndër më të kushtueshmet në treg, një makinë të markës “Rolls Royce”. Ama ajo çfarë ka marrë më shumë vëmendjen është ajo që këngëtari ka shkruar, të cilën ndjekësit e kanë lidhur përsëri me Kiarën, duke e kuptuar se Kiara është një dashuri e vjetër dhe Butrinti tashmë ka një dashuri të re.