Health & Beauty

Nuk keni më nevojë të paguani për të patur vetulla perfekte, ja metoda fare e thjeshtë që mund ta praktikoni në shtëpi

Trendet e vetullave kanë ndryshuar shumë vitet e fundit, nga ato të theksuara, në tattoo, tek ‘microblading’ dhe së fundmi tek ato më natyrale me metodën e ‘brow lamination’. Gati të gjitha vajzat e kanë përqafuar këtë trend duke harxhuar shuma të mëdha parash javë pas jave për të patur vetulla më të plota e më të ngritura.

Frymëzuar nga personazhet tanë të dashur të botës së artit, muzikës & filmit si; Zendaya, Dua Lipa, Gigi Hadid, e së fundmi dhe moderatori Isli Islami i cili zbuloi live procedurën. Në këtë artikull do ju tregojmë një truk si të keni vetulla të tilla, lëhetësisht pa paguar asnjë qindrakë.

Me siguri këtë trend e keni parë kudo të demonstruar nga blogerët tuaj të prefuar dhe kjo është një shenjë që tashmë duhet ta provoni edhe vetë. Mjafton të keni një furçë vetullash të pastër dhe një sapun vetullash. Nëse kjo e fundit ju mungon atëherë një sapun pa ngjyrë, pra transparent do të ishte ideale për ta bërë punën sa më mirë.

Me anë të furçës merrni pak nga ky sapun dhe aplikojeni në vetull duke e krehur atë lart në drejtim të ballit tuaj dhe më pas i jepni formën që dëshironi. Pasi ta keni përfunduar këtë proces atëherë mund të mbushni vendet boshe të vetullave siç bëni zakonisht me xhel apo me laps, më pas krihini ato edhe një herë me furçë.

Mundohuni të mos e ekzagjëroni me sasinë e sapunit që përdorni dhe me pak praktikë do të keni vetullat e laminuara ashtu siç i keni dashur gjithmonë.