Celebrities Gossip Showbiz

Nuk keni për ta njohur Khloe Kardashian me flokë natyrale!

Khloe Kardashian, një nga motrat e klanit Kardashian që njihen për ‘look-un’ e tyre gjithmonë të kuruar në detaje këtë herë ka zgjedhur të shfaqet më natyrale. Me anë të një postimi në Instagram, Khloe ka befasuar ndjekësit e saj me një model dhe ngjyrë të veçantë flokësh, pasi jemi mësuar ta shohim me flokët e saj të gjatë bjonde.

Teksa shfaqet me flokë shumë të shkurtra kaçurrela dhe një ngjyrë natyrale flokësh, 37- vjeçarja duket shumë më ndryshe. Nga komentet pozitive duket se ndjekësve të saj ju pëlqen shumë ky natyralitet i Khloe-t.

Unë rrallëherë qëndroj me ngjyrën time natyrale të flokëve. Unë ndjeva lezetshëm me to. (ju lutem mos ma hiqni këtë ndjesi)

Jo vetëm ndjekësit, por dhe motra e saj më e vogël, Kendall Jenner duket se i kanë pëlqyer shumë. Modelja ka komentuar në postimin e Khloe-t:

I dashuroj flokët e tua natyrale!

Rikujtojmë se, Khloe ka qenë shpesh në qendër të mediave në lidhje me marrëdhënien e saj me Tristan Thompson, njëkohësisht babain e vajzës së saj 3- vjeçare True. Tradhëtitë e Tristan, ndarjet, ribashkimet mes tyre kanë qenë të shpeshta, megjithëse së fundmi duket se më në fund, Khloe dhe Tristan arritën të gjejnë gjuhën e përbashkët për të rritur sa më mirë vajzën e tyre.